Futboll

Short i mirë për anglezët dhe Napolin, Interi ndaj surprizës Eintraht Frankfurt

Janë përcaktuar nga shorti i hedhur në Nyon çiftet e fazës së 1/8-ve në Europa League. Një short i favorshëm për skuadrat angleze, por edhe për Napolin e Elseid Hysajt, lojtarit të vetëm kuqezi të mbetur në aktivitet në kompeticionet europiane. Çelsi do të ndeshet me Dinamon e Kievit, kurse Arsenali me francezët e Renes, një kundërshtar pa përvojë në Europë.

Interi do të ndeshet me ekipin surprizë në Europa League, me gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë dhe zikaltërit nuk do ta kenë aspak të lehtë, por të kemi parasysh faktin se Eintrahti eliminoi një ekip shumë të fortë si Shakhtar Donjetsk në turin e 1/16-ve. Nga skuadrat italiane, më shumë fat pati Napoli, që do të përballët me austriakët e Salisburgut, që nuk kanë forcën e viteve të fundit. Skuadra e Hysajt konsiderohet favorite për ët kaluar në çerekfinale. Ndeshjet para të fazës së 1/8-ve do të zhvillohen më 7 mars, kurse ndeshjet e kthimit më 14 mars.

Skuadrat pjesëmarrëse

Çiftet e fazës së 1/8-ve të Europa League:
Çelsi-Dinamo Kiev
Eintraht Frankfurt-Inter
Dinamo Zagbreb-Benfika
Napoli-Salsburg
Valencia-Krasnodar
Sevilja-Sllavia Pragë
Arsenal-Renes
Zenit-Vilarreal


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë