Lajme

Një fotografi nga parlamenti

Seanca plenare e kësaj jave në Parlament është shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Fyerjet, sharjet, epitetet e ndryshme dhe ngjarja e Kavajës mbizotëruan në seancën e së enjtes. Opozita bëri sërish apel për zgjidhjen e krizës politike që sipas tyre mbizotëron, duke lënë si afat 16 shkurtin.
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshoi akuza ndaj ministres së Drejtësisë se ka shantazhuar gjyqtarë e prokurorë për të arrestuar punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Gazeta Si ju propozon një kolazh të shkurtër me fotografi nga seanca e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë