Futboll

Nga Ronaldinjo te Mbape, si ndryshoi futbolli në 20 vite

Ishte një kohë në futboll, kur pozicionet e preferuara të lojtarëve në fushë ishin shumë qendror. Për ta kuptuar më mirë këtë gjë mjafton të përmendim dy lojtarë që në vitet 80’ e 90’ ishin idhujt e të gjithë tifozëve. Franko Barezi dhe Ronaldo Nazario, njëri mbrojtës dhe tjetri sulmues, ishin dy njerëzit që bënin stadiumet të çmendeshin. Por koha kur ata kanë luajtur futboll duket sikur është para disa shekujsh, pasi loja e futbollit ka ndryshuar shumë.

Sulmuesit qendror, mesfushorët klasik dhe mbrojtësit e vendosur brenda kuadratit në prapavijë, tashmë në futbollin modern nuk ekzistojnë më lojtarë të tillë. Dikur kur kishim ndërmend sulmuesit, gjëja e parë që mund të mendoje ishte driblimi dhe teknika në kontrollin e topit, por tani nuk janë këto aftësitë kryesore që i kërkohen një sulmuesi. Më shumë tentohet tek shpejtësia dhe forca fizike. Por pse ky ndryshim?

https://www.youtube.com/watch?v=y-P8owvfsOs

Ka të bëjë fillimisht me një ndryshim hapësinor të lojës në vitet e fundit. Ekipet më të mëdha nuk luajnë me topa të shkurtër dhe duke besuar në aftësitë dribluese të sulmuesve. Tashmë loja ideale dhe ajo kërkohet nga shumica e trajnerëve në botë është posedimi i topit dhe më pas vertikalizimi, pjesa ku hyjnë në punë lojtarët e shpejtë. Ditët e sotme nuk ka shumë sulmues që mund të driblojnë dy apo tre mbrojtës në një aksion, siç bënin Ronaldo, Ronaldinjo, Baxho apo Zidanë. Mesi, Nejmar dhe Ronaldo duket të jenë brezi i fundit i lojtarëve që tentojnë të driblojnë një për një mbrojtësit kundërshtarë.

https://youtu.be/-JUyHL3v1QQ

Për të filluar me Salah, Sane, Mbape, Bejl apo edhe shumë të tjerë, janë modeli i sulmuesve të rinj që kanë pushtuar futbollin ndërkombëtar të niveleve më të larta. Futbolli po luhet gjithmonë edhe më shpejt dhe gjithmonë e më nga krahët. Sot lojtarët më të vlerësuar dhe më të shtrenjtë për t’u blerë në tregun e transferimeve janë lojtarët që mbulojnë fashat anësore të fushës.

https://youtu.be/qyTjFeKyq4E

Mbape edhe pse pa i mbushur 20 vjeç është sot një nga 10 lojtarët më të mirë në qarkullim. Pikat e tij më të forta janë shpejtësia dhe forca për të kaluar mbrojtësit, ndonjëherë edhe me “dhunë”. Por Mbape është më i fundit në listën e këtij modeli futbollisti, pasi i pari që e nisi, duket se është uellsiani, Gareth Bejl. Sulmuesi i Real Madrid e nisi karrierën e tij si mbrojtës krahu, më pas mesfushorë dhe tashmë luan në krahët e sulmit të “Los Blancos”. Bejl nuk dallohet për ndonjë cilësi të veçantë sa i përket teknikës, apo driblimeve. Për ta kuptuar më mirë se sa e fortë është kjo pikë te Bejl, mjafton të shikosh videon e mëposhtme.

https://youtu.be/EK63Tpa1fZQ

Në Serie A para 15 apo 20 vitesh Rui Kosta, Del Piero, Roberto Baxho, Ronaldo apo Zidanë magjepsnin të gjithë fansat më lëvizjet e tyre teknike, por në vitin 2018 gjendja ka ndryshuar shumë. Perisiç, Ronaldo, Dybala, Mertens, Dagllas Kosta apo Peroti sot elektrizojnë të gjithë fansat e Serie A me shpejtësinë e tyre dhe forcën në shënimin e golave.

Ndoshta futbollistët e sotëm janë më atletik dhe loja është më dinamike, por është e sigurt që tifozë iu mungojnë shumë lëvizjet përkëdhelëse që bënin me topin Ronaldinjo me shokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë