Politike

LSI firmos dorëzimin e mandateve, por pa Lefter Kokën!

Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike për lënien e mandateve. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka firmosur dorëzimin e tyre, ndërkohë që pas saj edhe deputetët e tjerë të kësaj force politike kanë vijuar të firmosin dorëheqjen e tyre nga mandati i deputetit.

Por, ashtu siç kishte paralajmëruar dje, me këtë vendim nuk ka qenë dakord një nga deputetët e LSI-së, Lefter Koka. Ai u distancua nga ky vendim duke theksuar se është zgjedhur nga vullneti i popullit

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së OSBE-së, duke theksuar se kjo organizatë ishte e para që denoncoi blerjen e votave më 25 qershor.

“OSBE ka qene e para, qe i vuri vulën blerjen e votave ne 25 qershor,vota qe prodhuan qeverinë ilegjime të Edi Ramës. Opozita eshte e gjitha ne kembe per te vendosur legjitimitetin e qeverisjes,te votes se lire dhe te demokracise. Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votes edhe Voice of America i beri publike boterisht, - shkruan Vasili në Fb. - Pse OSBE sot harron raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit që i vë vulën shitblerjes dhe kriminalizimit të votës”.

Vasili publikon edhe raportin përfundimtar të OSBE-së, siç thotë dhe vetë e zeza mbi të bardhë:

“The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”. “Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters”. “Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës”.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2037835203182968

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë