Lajme

Djegia e mandateve, edhe Këshilli Kombëtar i PD-së voton “pro”

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar pro djegies së mandateve të deputetëve të PD-së. Në mbledhje u diskutua pikërisht kjo çështje, dhe mësohet se është votuar në unanimitet.

Të gjithë deputetët e PD-së në Parlamentin e Shqipërisë do të firmosin një dokument me anë të të cilit do të japin dorëheqje vullnetare nga mandati i tyre.

Ky dokument do të firmoset edhe nga deputetët ma mandat, por edhe nga kandidatët që janë në listat e Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit.

Në tekstin e letrës së dorëheqjes nga mandati, theksohen pesë arsyet kryesorë të djegies së mandatit.

Letra thekson se vendi është në emergjence kombëtare për shkak të asgjësimit të demokracisë.

“Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare”, thekson letra e PD.

Ndërkohë, mbështetës së Partisë Demokratike u mblodhën në selinë blu duke brohoritur për këtë vendim.

Prej së dielës kur Basha anonçoi propozimin e tij, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatë. Në përfundim të takimit, Basha doli përpara mediave ku njoftoi vendimin e marrë në mënyrë unanime.

“Në këtë 20 shkurt 2019, 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do të kenë në krahun ë e tyre Partinë Demokratike. Njerëzit tanë do të jenë në krah të qetarëve, si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një rrëgjim tjetër diktatorial.

Kurrë më që Kushtetua dhe ligjet, mos të shkelen e dhunohen siç kanë ndodhur në këto 5 vite qeverisje të korruptuar, që vendit t’i kthehen zgjedhjet e lirshme dhe Parlamenti të jetë tempulli i demokracisë. E hedhim këtë hap sepse kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve shtetërore. Pas urdhrit të sovranit të së shtunës së kaluar, nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim t’i bindemi sovranit, popullit”, tha Basha.

Ndërkohë, më herët kryeparlamentari Ruçi njoftoi anulimin e seancës së nesërme për shkak të protestës së paralajmëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë