Lajme

Abuzimi i të miturës, Spiropali tregon bisedën me gjyshin e vajzës

Elisa Spiropali ka bërë apel që të ndalen menjëherë të dhënat për abuzimin e vajzës 13 vjeçare nga Kavaja nga nxënësit e shkollës së saj.

Në një video të shpërndarë në “Facebook”, zëdhënësja e qeverisë dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, deklaron se vajza është e dërrmuar nga lukunia e politikës, që në vend ta ndihmojnë po ja vështirësojnë më shumë jetën.

Mes të tjerash, deputetja socialiste tregon edhe një bisedë me gjyshin e vajzës, i cili sipas saj, i ka kërkuar takim në zyrë për ngjarjen e rëndë të mbesës së tij.

“Sot, më erdhi në zyrë me kërkesën e tij gjyshi i vajzës së mitur nga Kavaja, e cila fatkeqësisht, është bërë shënjestër e politikës dhe medias që në vend se ta ndihmojnë po e dërrmojnë, - thotë ajo. Ai tregonte duke u dridhur se çfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes; sesi pas gjëmës së parë vajza po perjeton një gjëmë të dytë. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorët, e kanë rrethuar me dhimbjen e me përkujdesjen familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë vetëm 13 vjeç e 2 muaj, po shkatërrojnë çdo rrugë rikthimi të saj në jetën normale, tha zedridhur gjyshi i saj, - shkruan Spiropali në Fb. - U mendova gjatë a ta ndaj me ju apo jo tronditjen e tij, po në fakt po s’e bëra unë që e pata ate burrë fisnik në zyrë per hallin e tij, kush do ta bëjë në emër të tij thirrjen për ta lënë të miturën në privatesinë e saj!?”.

https://www.facebook.com/espiropali/videos/2223951084493464/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë