Futboll

8 stadiumet më të frikshme ku luhet futboll

Stadiumet janë një armë më vetë në futboll që mund të ndihmojnë për të fituar, ashtu siç mund të bëjnë që ta humbash një sfidë. Tribuna pas porte pa ulëse, tunele tmerruese, akustike shurdhuese apo edhe tymuese pa fund, këto janë disa nga karakteristikat e stadiumeve më të frikshme ku luhet futboll në botë.

https://www.youtube.com/watch?v=sLYCkpBC1jU

Estadio Bombonera - Buenos Aires, Argentinë
Shumë njerëz të apasionuar pas futbollit e kanë humbur superklasiken e futbollit, Boka Zhunjors-River Plejt. Finalja e parë e Kupa Libertadores, version amerikano latin i Ligës së Kampionëve që luhet në Europë. Ndeshja e cilësuar si më e zjarrta në të gjithë botën kërkon dhe një stadium që të jetë në lartësinë e duhur. Dhe “Bonbonera” është pikërisht ashtu siç duhet. Impanti ka një formë unike. Nga një anë, që është tribuna vip stadiumi ka formën e një pallati dhe tre anët e tjera të fushës vijnë në formë të harkur, por shumë të pjerrët. Është një formë që i krijon mundësinë tifozëve sikur realisht janë sipër kokave të lojtarëve.
Zhurma e prodhuar nga tifozët e Boka dhe të ekipeve që vijnë aty është drithëruese. Për ta përshkruar në një mënyrë sa më të prekshme, BBC intervistoi një lojtarë që ka luajtur në këtë stadium që në moshën 18-vjeçare. Hernan Krespo një nga legjendat e River Plejt e ka pasur kundër “Bonbonera” dhe për ta përshkruar thotë vetëm një fjali. “Kur thonë që të tremb, është shumë e vërtetë. Ka momente që zhurma e prodhuar nga tifozët sidomos në ndeshjen Boka-River Plejt është e padurushme dhe nuk mund të rrish në këmbë dhe jo më të luash.”

https://twitter.com/MHChehade/status/1059129396404019200

Rajko Mitiç (Marakana) - Beograd, Serbi
Pas humbjes se Liverpulit me Cervena Zvezda, trajneri gjerman Jurgen Klp tha: “Më duhet ta pranoj se mbase ata ishin pak të frikshëm. E kam fjalën, ju vetë nuk do të ishit nëse do të kalonit nëpër atë tunel për të arritur në fushë? Unë them se po.” Por Liverpuli ishte vetëm viktima e fundit e stadiumit që emrin zyrtar e ka “Rajko Mitiç” edhe pse nga të gjithë konsiderohet si “Marakana e Ballkanit”. I ndërtuar në vitin 1963, ky stadium ka qenë gjithmonë shtëpi e Cervena Zvezda dhe shumë herë të tjera i kombëtares serbe.
Impianti është shumë i njohur për atmosferën që krijohet aty nga ultrasit e ekipit të Cervenza Zvezda. Por ajo që është drithëruse në këtë stadium është pjesa para se te dalësh në fushë, ku duhet të kalosh përmes një tuneli gjarpërues që për shumë lojtarë kthehet në makth.

https://www.youtube.com/watch?v=9PumjuN5E3o

Hernando Siles - La Paz, Bolivia
Nuk ndodh që në një stadium futbolli të mbetesh pa ajër pavarësisht emocioneve që mund të përjetohen gjatë një ndeshje. Por në stadiumin “Hernando Siles” në kryeqytetin e Bolivizë, La Paz mund të jeni të sigurt që do iu qellojë një herë të paktën që ajri t’ju duket më i pakët seç duhet. Ky është stadiumi i vetëm në botë që është në lartësinë e 3600 metrave mbi nivelin e detit. Për ekipet boliviane dhe kombëtares së këtij vendi është bërë normale që të luajnë në këtë stadium, por për ekipet që vizitore nuk e kanë shumë të lehtë të luajnë futboll aty.
Argjentina e Lionel Messit dhe yjeve të tjerë botërore në vitin 2009 u mposht 6-1 nga Bolivia. Por pamja më e frikshme ishte katër vite më vonë mes Bolivisë dhe Argjentinës, aty ku sulmuesi i Barcelonës u pa duke dalë nga fusha më gjak në fytyrë për shkak të ajrit të pakët.
Në vitin 2007 FIFA e ndaloi zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në këtë stadium, duke vendosur rregullin se nuk mund të luhet futboll në kushte normale në 2500 metra mbi nivelin e detit. Por ky vendim hasi në kundërshtimin e ashpër të këtij vendi që u mbështet edhe nga disa vende të tjera amerikano latine dhe kështu vendimi u hodh poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=fgprf5HmI6Y

Ali Sami Yem – Stamboll, Turqi
Një nga derbet më famshëm dhe të zjarrtë në botë mes Galatasaraj dhe Fenerbaçe luhet në një nga impiantet më të frikshëm për çdo futbollist. “Turk Telekom Arena” është stadiumi që pret sfidën, e cila zhurmon gjithë Stambollin.
Pasioni është shumë i madh në këtë ndeshje. Ka pasur raste kur atmosfera elektrizuese në disa ndeshje në këtë stadium ka degjeneruar edhe në dhunë. Sot ai ka një emër komercial, por nga tifozët ai gjithmonë thirret si “Ali Sami Yem”, themeluesi i skuadrës së Gallatasrajt. Tifozeria e këtij ekipi e kthen stadiumin në çdo ndeshje, në një vend nga ku duket tymi që larg. Por gjithsesi sfidat me Beshiktash apo Fenerbaçe janë gjithmonë më të ashpra. Zakonisht në këto ndeshje ka me dhjetëra tifozë që shoqërohen në polici. Kur u ndërtua stadiumi i ri në vitin 2011, shumë thanë se atmosfera do të ishte më e vakët, pasi edhe masat e policisë do të ishin shumë të rrepta. Por në fakt ndodhi e kundërta, pasi ky impiant u kthye si një vend “ferri” për çdo skuadër që shkon aty.

https://www.youtube.com/watch?v=otHckWIpfNY

San Paolo – Napoli, Italy
Në Itali ai është stadiumi i zhurmshëm edhe pse aty nuk luan një nga ekipet më të mëdha të Serie A. Por thjesht fakti që për disa sezone ai ka qenë shtëpia e Maradonës, bën që San Paolo të oshtijë çdo herë që aty luan Napoli. Stadiumi prej një kohë të gjatë është në një gjendje të amortizuar dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka thënë se ai i ngjan një tualeti të madh. Por kjo gjendje e rënduar nuk e bën më pak të frikshëm stadiumin edhe pse në 15 vitet e fundit ai nuk ka qenë asnjëherë në kapacitetin maksimal.

https://www.youtube.com/watch?v=vZX3P62Qpa4

Feijenoord De Kuip - Rotterdam, Holandë
Më shumë mundësi stadiumi më i ashpër në Holandë. “De Kuip” ka një akustikë shumë të fortë, ndonjëherë bëhet edhe shurdhues për shkak të arkitekturës. Forma e stadiumit ngjason me një vaskë dhe tifozët e Feinord dinë si ta shfrytëzojnë më së miri këtë gjë. Ndeshjet përballë ekipit të tyre në këtë stadium për cilindo skuadër kthehen në një mision të pamundur për ekipet kundërshtare. Qyteti i Roterdamit, njihet si një vendbanim i punëtorëve dhe i klasës së ulët, duke u diferencuar nga kryeqyteti, Amsterdam. Pikërisht me ekipin e këtij qyteti, Ajaks janë ndeshjet më të zjarrta që luhen në “De Kuip”.

https://www.youtube.com/watch?v=fwtf8tvZXWA

Mestalla - Valencia, Spanjë
Valencia mbase nuk ka fituar shumë trofe dhe nuk është në nivelin e Real Madrid dhe Barcelonës. Por fansat e kësaj skuadre janë për t’u pasur zili. Për sa i përket çështjes së tribunave të stadiumit Mestaja mban rekordin si një nga më të frikshmit në Spanjë. Me shkallë që ngjasojnë sikur tifozët janë në qiell, atmosfera e krijuar është më shumë se sa e zjarrtë. Në këtë stadium për tifozët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës është e këshillueshme që mos të ngjiten në katet e sipërme. Por për çdo njeri që do hynte në “Mestaja” kur aty të shkonte për vizitë Real Madrid ose Barcelona, do të ishte mëkat nëse do e humbnin pamjen e cila nga të gjithë konsiderohet “pamja e zogut”.

https://www.youtube.com/watch?v=QwLfNsVQ93w

Westfalenstadion – Dortmund, Gjermani
Është stadiumi më i zhurmshëm në Gjermani edhe pse shumë të tjerë kanë dyshime se ai mund të jetë më i zhurmshmi në gjithë Europën. Impianti ku luan Borusia Dortmund është një “ferr” i vërtetë për të gjitha ekipet që shkojnë aty. Është stadiumi me tribunën më të madhe në Europë. “Yellow Wall” është e gjitha e formuar nga 25 mijë tifozë ultras të cilët gjatë ndeshjeve nuk janë të interesuar për ta ndjekur futbollin që luhet në fushë, por vetëm për të kënduar. Stadiumi u rinovua në kuadër të kampionatit botëror Gjemani 2006 dhe nga aty akustika e tij u bë shurdhuese. Për të kuptuar efektin që ky stadium ka, mjafton të shikojmë edhe një herë videon e ndeshjes së fundit mes Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë