Lajme

Zyra me një ndalesë, sfida për të luftuar ryshfetin nga bashkitë

Bledar Hoti-Aplikimi me një ndalesë në sportel është projekti “Star 2”, i lançuar nga së fundmi për bashkitë, duke i ofruar mundësinë e shërbimit për qytetarëve pa pasur nevojë që të paraqiten pranë zyrave të shumta të bashkisë apo institucioneve të ndryshme.
Projekti që po zbatohet nga PNUD, Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP si pjesë e reformës për ndarjen e re territoriale ku janë krijuar 61 bashki ka nisur në vitin 2018 dhe synon eliminimin procedura buroktratike, që mbartnin edhe rrezikun për marrje ryshfeti.
“Aktualisht janë 7 bashki që po përdorin sistemin për ofrimin e shërbimeve administrative dhe 15 bashki të tjera janë duke u përgatitur për vënien e tij në funksionim. Brenda muajit Dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë target.”, shprehet Silvana Malaj, koordinatore e këtij projekti.
Bashkia Elbasan është e para që ka mundësuar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet SIZN, dhe aktualisht sistemi është funksional në trembëdhjetë njësitë administrative të saj. Te kjo bashki sistemi është ofruar në në 13 njësi të administrative të saj.

Kasa duke aplikuar në zyrën e hapur në njësinë Bradashesh


Në njësinë Bradashesh, banori i zonës Nazmi Kasa kërkon të aplikojë për punimet brenda shtëpisë së tij. Atij i mjafton vetëm paraqitja e një Kartës ID, si dhe faktit që është nuk është debitor ndaj shtetit, duke mos paguar taksa.
Aplikimi nëpërmjet këtij shërbimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta dhe Kasa duhet të njoftohet brenda 10 ditësh mbi kërkesën e paraqitur.
Sistemi Informativ i Zyrës me një Ndalesë (SIZN) synon që me përmirësimin thelbësor të mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Kryebashiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, i një prej njësive më të vështira pasi ka më shumë se banorë në fshatara se sa në qytet e vlerëson së tepërmi këtë projekt. Ndërtimi i godinës së rë të bashkisë të Maliqit ka krijuar mundësinë që menjëherë të krijohen sportelet e veçanta për ofrimin e këtij shërbimi.
Bashkia Maliq nga 42 mijë banorë, ku nga 7 njësi administrative, vetëm një është në qytet, pjesa më e madhe është në fshatra. Zonat më të largëta nga qyteti janë Moglica me 35 km larg, Gora me 27 larg apo Pojani me 16 km larg nga qendra. Ky aplikim mund t’i shërbejë njerëzve për uljen e kostove financiare, pasi udhëtimi drejt bashkisë apo institucioneve të tjera i shkakton sorollatje apo dhe mos zgjidhjes së problemeve.

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu


“Me këtë mënyrë aplikimi unë kam mundësi të shoh edhe eficencën e administratës që kam në varësi. Me anë të sistemin online shoh dhe se ku nga ngecur procesi dhe se cili nëpunës po e bllokon”, shprehet kryebashkiaku Gëzim Topçiu.
Ndërsa drejtuesit e projektit theksojnë se Bashkia Maliqi ishte pjesë për t’u përfshirë në fazën e dytë, por insistimi i kryebashkiakut bëri që kjo njësi vendore të jetë ndër të parat që ofron shërbimin me anë të projektit SIZN.

Sporteli i ngritur në ambientet e bashkisë së Pogradecit


Edhe Bashkia Pogradec ka nisur ofrimin e shërbimeve nëpërmjet sistemit informatik të zyrës me “Një Ndalesë” në dhjetorin e kaluar. Sikundër u konfirmua në takimin me nëpunës të Bashkisë, prej nisjes së procesit është rritur numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet këtij sistemi. Shërbimet ofrohen në kohë më të shpejtë dhe pa shkaktuar stres tek qytetarët. Gjithçka realizohet në rrugë elektronike, duke shmangur kontaktet me zyrtarët.


Shërbimet që ofrohen
Sportel “One stop shop” shihet si një dyqan shportash ku qytetarëve i ofrohen shërbime të ndryshme.
Në këto zyra, qytetarëve u ofrohen 76 shërbime, nga kërkesa të përgjithshme apo ankesa, shërbime për transportin publik, planifikim e zhvillimin të territorit, shërbime sociale, kërkesa për menaxhim të institucioneve të arsimit parauniversitar, problematikat mjedisore, taksat, zhvillim bujqësor, si dhe asistencë në shërbimet ligjore.
Gjithashtu pranë këtyre sporteleve mund të kërkohet kërkesa për aplikim për punë, për vërtetim banese, banorët e fshatrave mund të aplikojnë edhe për pajisjen me certifikatë e pronësisë të tokës bujqësore, që njihen ndryshe si AMTP, apo dhe kërkesë për strehim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë