Analize

NATO përballë skandalit më të madh të spiunazhit që nga Lufta e Ftohtë

Komandantë europianë që punojnë për Rusinë, spiunë që rrethojnë Brukselin dhe qindra dosje të klasifikuara (njëra prej të cilave përfshin Kosovën) kanë rënë në duart e Moskës dhe Pekinit. NATO po përballet tanimë me skandalin më të madh të spiunazhit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) ka pranuar të enjten se qindra spiunë rusë dhe kinezë janë vendosur muaj e fundit në Bruksel. Duke cituar diplomatë të ndryshëm të kësaj agjencie, gazeta gjermane, “Welt am Sonntag” raporton se aktualisht rreth 250 spuiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë janë vendosur në kryeqytetin evropian.

Zyrtarët zbuluan se i kanë paralajmëruar të mos i afrohen mjediseve të caktuara rreth zyrave të BE-së, duke përfshirë restorantet dhe kafenetë e njohura në afërsi të ndërtesës së Komisionit Europian. Spiunët thuhet se veprojnë falë mbrojtjes diplomatike nga ambasadat e vendeve të tyre ose në misionet tregtare në BE-së.

Rusia spiunë të nivelit të lartë në NATO

Parlamenti Europian, Bruksel

Një nga spiunët më të mirë të Belgjikës është akuzuar zyrtarisht një javë më parë se punon për Rusinë, një skandal që ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Brukselit, shtëpisë së institucioneve të BE-së dhe NATO-s.

Clement Vandenborre, kreu i kundër-zbulimit në Shërbimin belg të Inteligjencës, u shkarkua nga detyra dhe u mbajt nën arrest shtëpiak në fund të janarit, nën akuzat se punonte për Moskën.

Edhe pse rasti i fundit, ai nuk është i vetmi, pasi në shtator të këtij viti, NATO arrestoi një tjetër oficer të lartë që punonte po ashtu për Moskën. Gjenerali estonez Herman Simm ishte përgjegjës për përçimin e informacionit të klasifikuar dhe kishte qasje në pothuajse të gjitha dokumentet e shkëmbyera brenda BE-së dhe NATO-s. Zyrtarët e NATO-s u detyruan të pranojnë se "pothuajse çdo gjë" që qarkullonte midis vendeve anëtare të BE-së u transferua tek Shërbimi Informativ Rus, SVR, duke përfshirë edhe analizat konfidenciale të NATO-s mbi krizën politike në Kosovë dhe skenarin e shkëmbimit të kufijve. Hetuesit besojnë se Simm, një gjeneral i shquar estonez, ishte një "peshk i madh".

Zyrtarët e NATO-s në Bruksel po e krahasojnë Simm-it me rastin e Aldrich Ames, një ish-agjent i CIA-s i cili për vite me i radhë i jepte informacione KGB-së. Megjithatë, pasojat e shumta të dosjeve konfidenciale të shpërndara si nga agjenti belg, ashtu edhe ai estonez, kanë bërë qe NATO të përballet e skandalin më të keq të spiunazhit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Herman Simm

Ai zbulon se sa e pambrojtur është aleanca në prag të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së në Europën Lindore dhe në Ballkan, ku i hapi dyert pak ditë më parë Maqedoninë e Veriut.

Për një fuqi të madhe si Rusia, e cila kundërshton me ngul zgjerimin e NATO-s bë Ballkan dhe vendet baltike, futja e spiunëve brenda aleancës ishte mënyra e përkryer për të arritur në zemër në Brukselit.

Kina përgjon nëpërmjet Huaewit

Por Rusia nuk është e vetmja që po spiunon institucionet e Bashkimit Europian, pasi Kina përbën sipas ekspertëve një kërcimin edhe më të madh. Nëse Moska përdor spiunët, Pekini përdor teknologjinë. Ekspërtët kanë ngritur prej kohësh alarmin se Rusia ka një numër të madh të agjentëve Bruksel, të cilët kanë filluar të bashkëpunojnë kohët e fundit edhe me inteligjencën kineze.

Këto raporte vinë në një moment shumë delikat për marrëdhëniet Pekin-Bruksel, pas skandalit se Kina kishte përgjuar mijëra komunikime elektronike të zyrtarëve europianë.

Një raport i publikuar nga Shërbimet e Inteligjencës Lituaneze javën e kaluar paralajmëronte e ambiciet ekonomike dhe politike të Kinës në Lituani dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe të BE-së po rriten, duke ngritur alarmin se aktivitetet e inteligjencës kineze dhe shërbimet e sigurisë janë bërë “gjithnjë e më agresive".

Darius Jauniskis, kreu i Departamentit të Sigurisë Shtetërore të Lituanisë njofti se vendi i tij po analizon tani më rrezikun që vjen nga gjiganti kinez Huawei në kontekstin e shqetësimeve të spiunazhit.

Në Poloni, kompania u përball me akuza spiunazhi pasi një punonjës i Huawei u arrestua nga forcat e inteligjencës. Si kundërpërgjigje, Polonia paralajmëroi se mund të konsiderojë ndalimin e produkteve Huawei t brenda territorit të saj.

Masa të ngjashme duket se ka marrë edhe Italia fqinje, Ministria italiane e Mbrojtjes ka deklaruar se do të anulojë kontratat e nënshkruara tashmë me gjigantin kinez.

Arrestimi i Sabrina Meng Wanzhou, drejtueses së kompanisë Huawei ka bërë që një sërë analistësh të ngrenë alarmin se Kina i ka përdorur celularët për përgjime civile dhe diplomatike.
Prapa aferës Huawei mund të zhvillohet një operacion inteligjence i koordinuar nga Pekini për të përgjuar fuqitë kryesore botërore, në dëm të industrisë dhe të mbrojtjes perëndimore.
Shumë zyrtarë europianë i frikësohen cenimit të sigurisë kombëtare duke ngritur aludime se kompania Huawei mund të përdorë smartfonët dhe mjetet elektronike për të kryer aktivitete spiunazhi teknologjik si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak

Përvec Lituanisë dhe Polonisë, janë zbuluar edhe provat të tjera të përfshirjeje së Huawei në operacione spiunazhi, pasi kohët e fundit edhe agjencitë australiane kanë shfaqur shqetësime ndaj celularëve kinez, duke deklaruar se Huawei përbën një kërcënim emergjent. Po ashtu edhe FBI-ja deklaron se ka interceptuar një numër të madh emailesh dhe mesazhesh midis agjentëve kinezë, duke zbuluar kështu detaje të jashtëzakonshme të funksionimit të brendshëm të operacioni të spiunazhit të ndërmarra nga Kina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë