Lajme

Fotolajm / E vetme para Kuvendit kundër dhunës ndaj grave

Kjo grua po proteston e vetme për dhunën ndaj grave, pas vrasjes në Vlorë. Ajo mban në duar disa pankarta, me mbishkrime që dënojnë dhunën ndaj femrës shqiptare.

Protesta e saj vjen pas ngjarjes së rëndë, mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, të Vlorës, ku viktima ka mbetur 42-vjeçarja Eva Lera, ndërsa autori ka qenë Teodor Lera, 53 vjeç. Burri, i cili prej kohësh keqtrajtonte bashkëshorten, e ka qëlluar për vdekje atë dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur dhe më pas është transportuar për në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë