Lajme

FMN mbështet tatimet për planin sektorial të bareve dhe restoranteve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije miratimin e planit sektorial të bareve dhe restoranteve, i hartuar edhe me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Përmes zbatimit të këtij plani, synohet rritja e përmbushjes vullnetare e tatimpaguesve, si dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi rëndësinë e mbledhjes së detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi” citohet në njoftimin e Tatimeve.

Plani sektorial i bareve dhe restoranteve do të nisë të zbatohet nga Administrata Tatimore, duke filluar nga data 15 prill dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë