Lajme

Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të rrënuar. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër, të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur.
Nuk ka asnjë të lënduar, shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje.

Policia dhe dy makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë